Një aksident është regjistruar sot në rrugën nacionale Himarë-Sarandë, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Borshit”.
Motori me drejtues shtetasin Artur Buxhelaj, 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.