Vendosni fjalën kyçe....

“Çfarë është një grua?”- Politikani britanik vihet në vështirësi nga pyetja e gazetares, nuk di të përgjigjet (VIDEO)


Me çështjet transgjinore që kanë pushtuar mediet perëndimore në vitet e fundit, për disa është bërë gjithnjë e më e vështirë për t’iu përgjigjur pyetjeve në dukje të thjeshta si përshembull “Çfarë është një grua?”.

Kjo pyetje iu bë të enjten gjatë një interviste televizive kancelarit britanik të Thesarit, Rishi Sunak, por politikani nuk pranoi të përgjigjet.

Në vend të jepte përkufizimin e tij, deputeti konservator tha: “Mendova se kryeministri iu përgjigj shkëlqyeshëm… Jam plotësisht dakord me të.” Ai iu referua komenteve të fundit në parlament nga kryeministri Boris Johnson.

Gazetarja Julia Hartley-Breëer megjithatë këmbënguli: “Cili është përkufizimi juaj i termit?”. Por Sunak përsëriti se Johnson “iu përgjigj shkëlqyeshëm pyetjes”.

Johnson i tha parlamentit të mërkurën se ndërsa njerëzit transgjinorë “duhet të trajtohen me bujarinë dhe respektin maksimal të mundshëm”, ai ndjen se “kur bëhet fjalë për dallimin midis një burri dhe një gruaje, faktet themelore të biologjisë mbeten jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Disa aktivistë transgjinorë kundërshtojnë lidhjen e termit me seksin, pasi një “grua” përkufizohet si “femër njerëzore e rritur” dhe gratë transgjinore janë biologjikisht meshkuj. Në fillim të këtij muaji, udhëheqësi i Partisë Laburiste Keir Starmer u shpreh në mbështetje të lëvizjes trans kur deklaroi “një grua është një femër e rritur dhe … gratë trans janë gra”.

Por disa grupe feministe nuk pajtohen me këtë deklaratë, duke argumentuar se meshkujt biologjikë nuk mund të jenë “gra” dhe se lejimi i këtyre njerëzve në hapësira tradicionalisht vetëm për femra – si ligat sportive, dhomat e zhveshjeve dhe burgjet për femra – i diskriminon padrejtësisht gratë biologjike dhe në disa raste madje i vë ato në rrezik.

Sunak nuk është i vetmi zyrtar i nivelit të lartë që është vënë në vështirësi me përkufizimin e “gruas” ditët e fundit. Në SHBA, kandidates për Gjykatën e Lartë, Ketanji Broën Jackson, iu kërkua të martën nëse ajo mund të jepte një përkufizim për fjalën “grua“.

Por ajo u përgjigj: “Jo, nuk mundem. Jo në këtë kontekst. Unë nuk jam biologe.”