Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një servis në Pogradec, digjen 6 makinat që jepeshin me qira


Një servis makinash në Pogradec është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qera.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, në fshatin Leshnicë. Servisi mësohet se është në pronësi të shtetasit Geri Pengu. Për fat të mirë nga ky incident nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht, policia ka dyshime se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

“Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit Geri Pengu, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.