Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot statutin e 11 dhjetorit.
Pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha tha për gazetarët se ka vetëm një mesazh bashkimi për demokratët.
“Vendim i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe, por ti thuhet të e drejtës, e drejtë. Mesazhi i tij për gjithë demokratët është një dhe vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë.”- tha Berisha.
Gjykata e Tiranës regjistroi sot ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
Kështu, ky vendim legjitimon Kuvendin e datës 11 Dhjetor si dhe njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.