Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata njohu “11 Dhjetorin”, Komisioni i Rithemelimit shkon në selinë e PD-së


Grupi i Rithemelimit është nisur që të shkojë drejt selisë së PD-së.

Ky vendim erdhi pas mbledhjes që Komisioni i Rithemelimit bëri për pak çaste në zyrat pranë RTSH-së, pasi Gjykata e Tiranës njohu sot statutin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas mbledhjes së sotme, disa prej anëtarëve të këtij komisioni, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Ivi Kaso, iu drejtuan selisë blu. Ata mësohet se po zhvillojnë një takim me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Pak më herët, ish-kryeministri Berisha reagoi për herë të parë në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës duke thënë se ka vetëm një mesazh bashkimi për demokratët.

“Vendim i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe, por ti thuhet të e drejtës, e drejtë. Mesazhi i tij për gjithë demokratët është një dhe vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë.”- tha Berisha.