Vendosni fjalën kyçe....

Pas takimit me Alibeajn e Bardhin në selinë blu, Berisha del në Konferencë për mediet: Sot PD është parti e gjithë demokratëve


Ish-kryeministri Sali Berisha pas takimit që pati në selinë blu me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin, ka dalë në një konferencë për mediet.

Ai iu bëri thirrje sot demokratëve që të bashkohen, në interes të vendit tonë.

“Në emër të komisionit të Rithemelimit dhe të PD, bëj thirrje demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë kudo që janë t’i shtrijnë dorën njëri tjetrit sot dhe të bashkohen këtë ditë për interesin më të madh të vendit të kombit, shoqërisë shqiptare.

Sot PD është parti e të gjithë demokratëve dhe demokratëve.

Prej saj nuk ka e s’mund të ketë të larguar.

Vendimi i i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të PD.

Vendime të cilat sjellin PD si parti të votës së lirë, vlerave konservatore në themel të saj, parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar.”– tha Berisha gjatë fjalës së tij.