Me kërkesë të Gaz Bardhit, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nistur hetimin ndaj gjyqtarit Agron Zhukri i cili i dha të drejtë Foltores duke pranuar ndryshimet në statutin e PD-së të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Siç thuhet në njoftimin e ILD-së drejtuar Bardhit, kërkesa e këtij të fundit do shqyrtohet e në vijim ai do lajmërohet mbi vendimin që do merret.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj e cilësoi vendimin e gjyqtarit të paligjshëm në kufijtë e një skandali duke paralajmëruar ankimimin e tij.