Në javët e fundit, Rusia është goditur me sanksione të ashpra. Përveç përjashtimit të atletëve dhe artistëve rusë, u ndaluan edhe prodhimet ruse.
Së fundmi një pemë ruse është skualifikuar nga organizatorët e konkursit ‘Pema e Vitit në Europë’. Konkursi nisi vitin 2011 sipas organizatorëve e qëllimi i konkursit vjetor është të nxjerrë në pah ‘rëndësinë e pemëve të vjetra për trashëgiminë natyrore dhe kulturore që meriton kujdesin dhe mbrojtjen.
Ndryshe nga garat e tjera, Pema Europiane e Vitit nuk ka të bëjë me bukurinë, madhësinë apo moshën, por me historinë e pemës dhe lidhjen e saj me njerëzit. Ne po kërkojmë pemë që janë bërë pjesë e një komuniteti më të madh’, thuhet në faqen e internetit Pema e Vitit në Europë (EYT).
Ndërsa pema e lisit ruse u skualifikua nga gara e këtij viti mes sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Ne, organizatorët e ETY, jemi të tmerruar nga agresioni i Federatës Ruse, e cila ka pushtuar ushtarakisht Ukrainën fqinje. Prandaj ne i bashkohemi aktiviteteve që synojnë izolimin ndërkombëtar të Rusisë. Me efekt të menjëhershëm, ne përjashtojmë Federatën Ruse nga gara e konkursit ndërkombëtar Pema Europiane e Vitit.” – thuhet në deklaratën e organizatorëve.
Një pemë lisi në Rusi, që thuhet se ishte mbjellë 198 vjet më parë nga romancieri Ivan Turgenev, u skualifikua nga konkursi i Pemës së Vitit për pushtimin e Ukrainës nga vendi. Vendin e parë këtë vit e zuri një lis 400-vjeçar në Poloni.