Vendosni fjalën kyçe....

Banesa po bëhej gati për kultivimin e kanabisit, policia arreston 47-vjeçarin në Durrës dhe i sekuestron farat e pajisjet elektrike


Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion ku ka kapur një shtëpi e cila po bëhej gati për kultivimin e kanabisit.

Policia ka sekuestruar mijëra fara kanabisi dhe pajisje të ndryshme elektrike që do shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Aksioni është kryer në lagjen 15 në Durrës në banesën e shtetasit P. Ll i cili u arrestua.

Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Parandalimi”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me llamba.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës.

Parandalohet krijimi i një ambjenti (banesë) për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Sekuestrohen mijëra fara Cannabis Sativa, pajisje të ndryshme elektrike që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambjent të mbyllur, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës.

Në vijim të goditjeve operacionale të njëpasnjëshme kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen 15, Durrës, një shtetas po përgatiste katin e tretë të banesës së tij për ta përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të ngrohjes me llamba, shërbimet policore organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë ambjent.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Ll, punonjësit e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Ll., 47 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e mbetur në tentativë”-njofton policia.