Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Berishës: Fierza u zbraz me shpejtësi, energjia u shit me çmimin qesharak 42 euro MWh ndërkohë që bursë shitej me 130 euro MWh


Ish-kryeministri Berisha ka publikuar dy foto të Liqenit të Fierzës nga i cili prodhohet energji elektrike nga tre hidrocentralet që ndodhen në pjesën veriore të vendit.

Në fotot e publikuara duket tharja ekstreme që ka pësuar liqeni ndërsa ai thotë se kjo është vjedhje e qeverisë.

Sipas ish-kryeministrit, më 23 korrik 2021 liqeni ka qenë në kuotën 296.7 metra ndërsa në vend që të ruhej për vjeshtë u tha derisa në fund të shtatorit përfundoi në 269 metra.

Berisha shkruan më tej se energjia është shitur me 42 euro MWh ndërkohë që në bursi çmimi ishte 130 euro MWh duke akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet gjendja energjetike e vendit.

“Fierza e zbrazur si kurre me pare! Hajni, hajni dhe vetem hajni! Te dashur miq, me 23 korrik 2021 liqeni i Fierzes ishte ne kuoten 296,7m. Ne vend qe te ruhej per vjeshte Fierza u zbraz me shpjetesi marremendese duke rene fund te shtatorit ne kuaten 269 m. Energjia u shit me çmimin qesharak 42€ mgw nderkohe qe ne burse energjia shitej me 130€ Më. Sigurisht qe bleresi e shiti energjine e blere me 42€ nga KESH e shiste me 130€ pra 88€ me shtrenjte se sa e kishte blere duke i ndare ato me narkqeveritaret! Krim, krim, krim. Sb” – shkruan Berisha.