Disa medie në vend kanë qarkulluar sot një foto të Lulzim Bashës që zhvillon një takim në Ndroq.
Foto është hedhur sot ndërkohë që takimi është zhvilluar para disa ditësh.
Ish-kreu i PD-së është fotografuar sot në një aeroport duke u larguar nga vendi.
Nuk dihet destinacioni i udhëtimit të tij ndërsa largimi vjen një ditë pasi gjykata pranoi ndryshimet në statutin e PD-së të miratuara në Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.
Basha është dorëhequr si kryetar i PD-së para pak ditësh ndërsa ia ka deleguar postin nënkryetarit Alibeaj.