Tre persona që ndodheshin të ndaluar në Komisariatin e Kamzës janë dërguar në spital pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore pas zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme në mjediset e tij.
Zjarri ka rënë në mjediset ku mbahen personat e ndaluar.
Zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë flakët por për shkak të tymit të madh të shkaktuar punonjësit e komisariatit janë evakuuar përkohësisht.
Edhe të ndaluarit do shpërndahen në komisariate të tjera.