Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Përmeti paralajmëron për protesta: Do mbushim çdo rrugë dhe çdo shesh


Pas takimit me mbështetësit e tij në Tepelenë, ish-kryeministri Sali Berisha shkoi edhe në Përmet nga ku paralajmëroi për një valë të re protestash në vend.

“Vetëm një opozitë sovrane arrin të realizojë qëndrimet e veta. Një opozitë që tërhiqet për hunde nuk bën asnjë gjë. Ne kemi lirinë, themelin e veprimtarisë sonë.

Do bëjmë çdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që po largon shqiptarët çdo ditë.

Në duhet të moblizohemi e të bashkohemi për betejë.

Ne do të nisim protesta në të gjithë vendin. Sepse ne jemi të vjedhur. Energjinë e marrim shtrenjtë, ndërkohë që në Shipëri ajo është energji ujore dhe ka kosto shumë të ulët.

Kemi krizë sot vetëm për shkak të vjedhjes. Vjedh qeveria e shiti energjinë lirë dhe e blen shtrenjtë.

Qeveria ka vendosur taksat më të mëdha në Europë tek nafta. Në portin e Durrësit fluksi i naftës kontrabandë nuk ka të sosur.”– tha Berisha.

Ai paralajmëroi: “Të mbushim rrugët dhe sheshet!”.