Vendosni fjalën kyçe....

Shkollat e Kievit rihapen online të hënën


Studentët në kryeqytetin ukrainas Kiev do të jenë në gjendje të rifillojnë shkollën këtë të hënë, përmes mësimit online.

Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen të dielën, duke thënë se kurset do të “përshtateshin më shumë me kushtet aktuale…duke përdorur platforma të ndryshme arsimore”.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake.”- tha Vitali Klitschko në një postim në “Telegram”.

“Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!”– tha ai, citon BBC.

OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve janë larguar nga vendi gjatë luftës.