Vendosni fjalën kyçe....

Dyert e blinduara u hoqën nga selia e PD-së, Flamur Noka: E hapur që të hyjë dielli dhe anëtarët


Deputeti Flamur Noka ka reaguar në një prononcim të shkurtër për mediet për heqjen e dyerve të blinduara të vendosura në selinë e PD-së, para protestës së 8 Janarit.

Noka tha se PD është tashmë siç duhet të jetë një forcë politike sipas tij, e hapur që të hyjë dielli dhe anëtarët.

“Është siç duhej të ishte një forcë politike, e hapur që të hyjë dhe dielli dhe anëtarët. Qëllimi ynë është të bashkuar, grupi parlamentar deri në bazë.”– tha Noka.

Kujtojmë se dyert e blinduara ishin vendosur me urdhër të Lulzim Bashës, para protestës së 8 Janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Prej dy ditësh tashmë, demokratët kanë punuar për të hequr dyert e blinduara, logot që vishnin xhamat dhe banerat në këtë godinë.

Më poshtë pamjet nga punimet që janë kryer në dy ditët e fundit në seli.