Ambasada ruse ka shpërndarë reagimin e një eksperti rus lidhur me aftësitë teknike të Ukrainës për të krijuar armë bërthamore.
Në shënimin e ambasadës në Facebook theksohet se deklaratat e liderëve të Kievit për të hequr dorë nga statusi jo-bërthamor nuk janë të pabaza pasi Kievi i ka mundësitë teknike për të pasur armë bërthamore.
Më tej në shënimin e ambasadës ruse në Tiranë thuhet se Ukraina i ka të gjitha kapacitetet e fituar na kohën e Bashkimit Sovjetik për diçka të tillë.
Madje sipas Rusisë, Ukraina e ka shumë më të lehtë të krijojë armë bërthamore kraasuar me Iranin apo Korenë e Veriut
“Mbi aftësitë teknike të Ukrainës për krijimin e armëve bërthamore.
Deklaratat e udhëheqjes ukrainase për qëllimet e tyre për të hequr dorë nga statusi jo-bërthamor dhe për të krijuar armë bërthamore nuk janë mburrje boshe. Ato janë të mbështetura në mundësitë e duhura teknike. Ukraina, që nga koha sovjetike, ka kompetenca dhe teknologji bërthamore. Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkov hodhi themelet e programit bërthamor sovjetik dhe ka punuar në mënyrë aktive deri në shpërbërjen e BRSS.
Për Ukrainën, si një shtet teknikisht i zhvilluar, krijimi i pajisjes për pasurimin e uraniumit dhe përpunimin e karburantit bërthamor nuk është një detyrë e pazgjidhshme. Për Ukrainën do të ishte shumë më e lehtë të punonte në këtë fushë sesa, për shembull, për Iranin dhe Korenë e Veriut, të cilët e nisën nga “zero”. Sidomos duke marrë parasysh rastin e mbështetjes teknologjike nga jashtë.
Kievi gjithashtu disponon mjete të transportit të armëve bërthamore, përfshirë aviacionin. Ukraina ka një bazë serioze shkencore e prodhuese për krijimin e armëve raketore. Shumica e raketave balistike ndërkontinentale sovjetike janë krijuar ose në Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës, ose me pjesëmarrjen e ndërmarrjeve ukrainase. Kështu, uzina “Yuzhmazh” prodhonte për Bashkimin Sovjetik teknikën balistike raketore me rreze ndërkontinentale. Përveç kësaj, Kievi disponon raketa taktike operative “Tochka U” me rreze 100 km, e cila mund të shumëfishohet.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.