Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi rrahur për PS-në, do ngjitemi brenda, të vdesim të gjithë” – Qytetari në Vlorë përplaset me IKMT-në


IKMT-ja ka zhvilluar sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Radhimë, Vlorë.

Në plan për t’u prishur janë dhjetë objekte mes të cilëve hotele, bare e restorante në breg.

Një nga pronarët të cilit do i prishet objekti tha se ‘është rrahur për PS-në’ ndërsa paralajmëroi se do ngujohet brenda ndërtesës me gjithë familjen, shkruan Shqiptarja.

“Kemi 30 vite vjet, jam rrahur për PS-në. Kemi 30 vite këtu, pse futesh në tokën time? Aty të rrinë, se aty do të ngjitemi dhe ne, të gjithë të vdekur, 30 vite punë.” – ka thënë ai.

IKMT-ja ka njoftuar se lajmërimi i pronarëve lidhur me prishjet është bërë që të premten pasi objektet që do shemben s’janë më pjesë e procesit të legalizimit.