Foltorja ka spastruar zyrën e shtypit të Lulzim Bashës nga grupi i Partisë Demokratike në rrjetin social Whatsapp.
Ekzekutorja e porosisë për të larguar nga grupi të gjithë zyrën e shtypit është Silvi Bardhi.
Kush u largua nga lista?
Në listën e të larguarve nga grupi janë Desada Metaj e cila prej disa kohësh kujdesej për imazhin e Lulzim Bashës, deputetja dhe zëdhënësja Ina Zhupa, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, dhe ish deputeti Endri Hasa, Jonada Zelka, Endri Kokoshi, Xhesian Shazimani, Blerta Celibashi dhe Andrini, fotografi i Lulzim Bashës.
Kush u shtua në listë?
Kryesorja në listën e personave të shtuar në këtë grup Whatsappi që shërben për mbarëvajtjen e zyrës së shtypit të PD-së është Floriana Garo, zëdhënësja e Foltores së krijuar nga Sali Berisha. Në listë janë edhe Juela Meçani dhe Igli Zela.
Spastrimet në strukturat virtuale vijnë pas spastrimeve në godinë ku që prej vendimit të gjykatës dhe largimit të Lulzim Bashës u hoqën edhe dyert e blinduara të cilat u vendosën para dhe pas protestës në selinë blu më 8 janar/Hashtag.al.