Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se një takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbahet porsa të ketë qartësi në gjitha çështjet kyçe.
Lavorv i është përgjigjur gazetarëve serbë nëpërmjet një videokonference, raporton agjencia AP.
Lavrov ka thënë se takimi Putin – Zelensky do të kishte efekt të kundërt po të mbahej tash.
“Presidenti Putin kurrë nuk ka refuzuar një takim me presidentin Zelensky. E vetmja gjë që e konsideron shumë të rëndësishme është që këto takime të përgatiten mirë. Tash situata është aq e komplikuar, situata e krizës në Ukrainë, konflikti brenda Ukrainës, është pjekur për një kohë aq kohë të gjatë, gjithë këto vite janë akumuluar numër i madh i problemeve, kështu që vetëm takim për të pyetur ‘çfarë mendon ti’ e ‘çfarë mendoj unë’ thjeshtë do të ishte kundërproduktiv. Takimi duhet të mbahet me të arritur qartësi në gjitha çështjet kyçe. Ne kemi tërhequr vërejtjen për këto probleme gjatë gjithë këtyre viteve, dhe Perëndimi nuk na dëgjoi. Tashmë na kanë dëgjuar”, tha Lavrov.