Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Komisariatin e Kamzës/ Gjykata e Tiranës lë në burg efektivët e policisë


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për dy policët e komisariatit nr.5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri, humbi jetën i arrestuari Arben Mici.

Kështu, Gjykata ka vendosur:

-Vleftësimi si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit në hetim Hajredin Boja.

-Caktimi si masë sigurimi personal ndaj persosnit nën hetim Hajredin Boja, atë të ‘Arrest në burg’.

-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Fatmir Isufi.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Fatmir Isuf atë të ‘Arrestit në burg’.

-Ngarkohet Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kujtojmë se nga zjarri i mbrëmjes së të shtunës, humbi jetën një djalë 26-vjeçar i quajtur Arben Mici, banues në Cerkezë, i cili ishte arrestuar për dhunë në familje.

Ndërkohë në spital janë dërguar dy persona. Një prej tyre është 62 vjeçari, Dilaver Idrizi, i cili është arrestuar pasi akuzohet se hodhi partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë, si dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja. Ky i fundit është një nga efektivët për të cilët është vënë masa e sigurisë “arrest me burg”.