Vendosni fjalën kyçe....

I veshur si femër, kapet komandanti neo-nazist i batalionit Azov


Komandanti i shërbimit mjekësor të regjimentit neonazist “Azov” është kapur gjatë tentativës për tu arratisur nga Mariupoli nëpërmjet korridoreve humanitare.

Rusia ka përdorur argumentin se luftën në Ukrainë po e bën për denazistifikuar dhe regjimenti Azov është një ndër grupimet e cilësuara neo-naziste.

Rusët e kapën komandantin teksa ishte veshur si grua dhe kalonte në rradhët e civilëve në korridorët humanitarë.

Faqja Disquisendo e cila ka dhënë lajmin për arrestimin e tij e cilëson grupimin si përgjegjës për vrasjen e fëmijëve dhe grave në Donbass.