Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi – Gruaja që shtyu Nënë Lizën në protestë i ka fëmijët në punë te Bashkia e Tiranës


 

Gruaja që shtyu Nënë Lizën në protestën e djeshme para kryeministrisë i ka punësuar fëmijët në Bashkinë e Tiranës.

Sipas gazetares Domenika Bajraktari, gruaja në fjalë është Drita Arapi, me emrin në Facebook si Drita Fjoli.

Bajraktari shkruan se qytetarja që i ndërpreu fjalën Liza Markut, i ka punësuar dy fëmijët e saj në Bashkinë e Tiranës, njërin te Zyra e Aktiviteteve të Bashkisë e tjetrin te Policia Bashkiake.

Ngjarja ndodhi dje teksa Liza Marku, e njohur si Nënë Liza, po fliste në protestën para kryeministrisë. Gruaja në fjalë i tha asaj  që të mos fliste për kauzën e saj pasi qytetarët nuk ishin mbledhur për shtëpinë e saj te 5 Maji.

 “Kjo ne foto eshte DRITA ARAPI me adrese ne facebook Drita Fjoli. Kjo trimja qe shtyn Nene Lizen eshte nena e dy femijeve qe punojne te Bashkia Tirane, njeri te zyra e aktiviteteve te bashkise dhe tjetri ne Policine Bashkiake. Pra qartazi zonja nuk ka qene si protestuese per kauzen e rritjes se cmimeve dhe krizen qe po kalon cdo familje shqiptare. Drita ka qene ne proteste per te prishur protesten dhe per te DHUNUAR NENE LIZEN. Meqenese se Drita do te veproj keshtu atehere e ftoj me edukate te me shkruaj dhe te takohem me te nga afer qe te diskutojme se cfare e shqeteson.  Sepse kush prek nene Lizen ka prekur dhe gjyshen time…” – shkruan Bajraktari në Facebook.