Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të shkojë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj në orën 09:00 të mëngjesit të së enjtes.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Berisha deklaroi se është njoftuar nga kolegët që një mbledhje të grupit dhe do të jetë i pranishëm.
“I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe ne zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse Alibeaj të jetë shprehur kështu. Nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë.
Jo nuk ka grup të ndarë. Ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj dhe një herë se grupi parlamentar nuk është i ndarë, se e ndani ju është tjetër gjë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do shkoj normale.”- deklaroi Berisha pas përfundimit të një mbledhjeje të grupit të Rithemelimit.