Një 40-vjeçar është rrëzuar nga një objekt dy katësh në Dhërmi gjatë kohës që ishte duke punuar.
Shtetasi K.H me banim në Korçë u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
“Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes“-njofton policia.