Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Ukraina po tregohet më mirëkuptuese në lidhje me kushtet e Rusisë në lidhje me Krimenë dhe republikat e Donbasit.
“Ka progres, mbi të gjitha në aspektin e njohjes së pamundësisë që Ukraina të bëhet anëtare e një blloku, pamundësia e Ukrainës për t’u bashkuar në NATO.”- u tha Lavrov gazetarëve sipas RT-së gjatë udhëtimit të tij në Nju Delhi, Indi.
“Ne kemi parë gjithashtu shumë më tepër kuptim të realitetit. E kam fjalën për situatën me Krimenë dhe Donbasin.”-shtoi Lavrov, komente këto që vijnë disa ditë pas përfundimit të një raundi bisedimesh paqeje me Kievin në Turqi.
Kujtojmë se pas një referendumi rus, Krimea votoi për t’u larguar nga Ukraina dhe për t’iu bashkuar Rusisë menjëherë pas grushtit të shtetit të vitit 2014 në Kiev. Republikat Donbass të Donetsk dhe Lugansk u shkëputën nga Ukraina në të njëjtin vit.
Gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll, Turqi të martën, ekipi ukrainas propozoi mbajtjen e negociatave të veçanta për statusin e Krimesë gjatë 15 viteve. Megjithatë, ata refuzuan të njohin gadishullin si pjesë të Rusisë, ose të njohin dy republikat e Donbasit si shtete të pavarura.