Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes së kreut të Njësisë Kallmet në Lezhë paraditen e sotme. Autori i dyshuar është kapur në një banesë në fshatin Kallmet, shkruan Shqiptarja.
Besnik Simoni u qëllua me tre plumba në rrugë pas një konflikti verbal me një person me iniciale A.M. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, Simoni është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshohet se përplasja mes të plagosurit e autorit të dyshuar ka nisur para një viti. Simoni kishte goditur autorin e dyshuar gjatë fushatës për zgjedhje ndërsa ky i fundit e ka qëlluar sot me tre plumba.