Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina u përgjigjet akuzave të Rusisë: S’e bombarduam ne depon e naftës brenda territorit ruaj


Një zyrtar rus akuzoi Ukrainën për sulmet ajrore ndaj një depoje nafte në qytetin kufitar të Belgorodit të premten, pavarësisht raporteve se sulmi mund të ketë qenë një operacion i rremë për të justifikuar më tej sulmin brutal të Moskës ndaj Ukrainës.

Guvernatori rajonal i Rusisë Vyacheslav Gladkov shkroi në Telegram se dy helikopterë ukrainas ndezën zjarrin që shpërtheu në objekt, duke plagosur dy punëtorë, sipas Reuters.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i pyetur të premten se kush qëndron pas shpërthimeve, tha se ai nuk mund ‘të konfirmojë dhe as të kundërshtojë pretendimin se Ukraina ishte e përfshirë në këtë sulm sepse nuk e posedon të gjithë informacionin ushtarak’.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se po kryen operacione mbrojtëse dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për ‘çdo katastrofë në territorin e Rusisë’, raportoi Reuters.

Një gazetar gjerman pohoi gjithashtu se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka mohuar të ketë dijeni për sulmin dhe sugjeroi se mund të kishte qenë një operacion i rremë rus.