Sanksionet janë një instrument joefektiv dhe jopraktik pasi ato gjithmonë kanë pasoja të paqëllimshme që ndikojnë negativisht në vendet që i imponojnë ato, tha investitori dhe autori i ‘Planet Ponzi’, Mitchell Feierstein në një intervistë ekskluzive për RT.
Duke folur për ndalimin e fundit të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për transaksionet që përfshijnë rezervat e arit të Rusisë, ai tha se është e pamundur të sanksionohet ari i Bankës Qendrore Ruse.
Së pari, sepse Banka Qendrore Ruse është një blerës i arit, jo një shitës. Së dyti, procesi i ‘përpunimit’ për të prodhuar shufra ari ose monedha përsëritet lehtësisht. Ari ‘rus’ mund të shkrihet lehtësisht, të merret në një rafineri tjetër, të analizohet dhe të derdhet në shufra dhe të rishitet, tha ai.
“Bursat dhe tregjet nuk specifikojnë se ku është nxjerrë apo rafinuar xeherori i arit dhe as nuk u intereson. Provimi i kësaj do të ishte i pamundur. Kërkesa e vetme e blerësit është që certifikata minimale e analizës të konfirmojë pastërtinë 0,995 dhe peshën e saktë.” – tha ai.
Feierstein vuri në dukje gjithashtu se të gjitha sanksionet e arit mund dhe do të anashkalohen lehtësisht pasi bankat qendrore, përfshirë atë ruse, kanë të ashtuquajturin ‘imunitet sovran’.
“Ari ka qenë një monedhë për më shumë se 6000 vjet dhe do të jetë gjithmonë”, tha Feierstein.
“Prandaj, që nga viti 2013, unë kam parashikuar se si kriza e borxhit dhe besimit të Perëndimit, që filloi në 2008, do të shkaktonte fundin e hegjemonisë së dollarit amerikan. Kina, Rusia ose India do të hedhin në treg një monedhë të re të mbështetur dhe të këmbyeshme me arin, argjendin, vajin ose grurin,” tha ai, duke shtuar: “Në atë moment, monedhat FIAT do bëhen të pavlera dhe dollari amerikan do humbasë statusin e rezervës.”
Ish-bankieri i Wall Street-it paralajmëroi se, nëse Perëndimi ndalon arin rus, atëherë shkëmbimet perëndimore mund të dështojnë dhe çmimet e arit do të rriten në qiell. Kjo do të ishte e ngjashme me dështimin e kontratave të manipuluara të nikelit në Bursën e Metaleve të Londrës, e cila shkaktoi një ‘dështim shkëmbimi’ në nikel.
Sipas Feierstein, Azia, India dhe Lindja e Mesme ka të ngjarë të injorojnë sanksionet perëndimore ndaj Moskës, sepse verifikimi i Uashingtonit të një transaksioni ari midis Rusisë dhe Kinës, Iranit, Indisë, Brazilit, Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe ose shteteve afrikane do të ishte i pamundur.
Të tre kontinentet ‘do i rezistojnë ose do të injorojnë sanksionet e vendosura nga Perëndimi, duke përshpejtuar fundin e dollarit amerikan si monedhë rezervë botërore dhe duke thelluar ndarjen Lindje-Perëndim’.
Sanksionet kanë gjithmonë një ‘efekt bumerang’, përfundoi Feierstein.
“Në fakt, në katër dekadat e mia në financat globale, nuk mbaj mend asnjë rast të vetëm ku sanksionet kanw qenë të suksesshme.”
Ai vuri në dukje pasojat e paqëllimta të ‘sanksioneve ruse’, të tilla si inflacioni i lartë rekord në mbarë botën në çmimet e energjisë dhe ushqimeve, mungesa e ushqimit dhe uria në Afrikë, borxhet e mëdha që nuk mund të shlyhen, zhvlerësimi i monedhës, censura masive, braktisja e procesit të rregullt ligjor dhe sundimit tw ligjit, ‘dhe në rastin më të mirë, një recesion ekonomik global, ose në rastin më të keq një depresion ekonomik’.