Vendosni fjalën kyçe....

Emri i Presidentit/ Berisha: Nuk kemi kandidatin, konsensusi me Ramën si të puthesh me Judën


Ish-kryeministri Sali Berisha i ndodhur në Shkodër për “2 Prillin” gjatë një deklarate për mediat foli edhe për emrin e Presidentit.

Berisha tha se opozita nuk ka asnjë emër për Presidentin dhe se nuk do votojë asnjë nga kanidatët e propozuar nga Edi Rama.

“Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do ngrihen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Nuk jam takuar sot për herë të parë me deputetët në Shkodër. Është një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës që i nderoj dhe respektoj, të gjithë deputet e PD. Është koha të bashkojë forcat përballë një regjimi që përbën një organizatë kriminale. Kur janë me kollare dhe kostume, është super-organizatë. Edi Rama është dezekuilibruar sepse e sheh që ngado që lëviz del ai që është. Kam besim se me qytetarët e Shqipërisë dhe shkodranët i ka kohërat e numëruara. Ne si opozitë s’kemi emër për President, jo s’kemi. Absolutisht jo, s’do votojmë kandidatët e Edi Ramës, do të thotë të çosh kopjen e tij në Presidencë”, tha ai.

Konsensusin e mundshëm me Ramën për Presidentin, Berisha e quajti “si të puthesh me Judën”.

“Është si të puthësh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do e mund siç e kam mundur dy herët e tjera (qesh)”, përfundoi Berisha.