Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një 15 vjeçare, Gjykata lë në burg drejtorin e shkollës në Lushnjë


Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Gjuz të Lushnjës është lënë në burg pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçare.

Gjykata e ka parë të arsyeshme akuzën e nxënëses dhe ka marrë masën ‘arrest me burg’ për Rrahman Çelën deri në përfundim të hetimeve.

Akuzat ndaj tij janë bërë nga prindërit e vajzës dhe pas konsultimeve me psikologen e shërbimit sociale, është bërë kallëzimi në prokurori.