Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Pakistanit akuzon SHBA-në se kërkon ta rrëzojë nga pushteti: Ndërhyrje e hapur


Kryeministri i Pakistanit Imran Khan tha të shtunën se mocioni i mosbesimit që kërkon ta rrëzojë nga pushteti është një përpjekje për ndryshimin e regjimit e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Khan po përballet me një votim për ta rrëzuar atë të dielën.

Khan i tha një grupi gazetarësh të huaj se, ‘lëvizja për të më larguar mua është një ndërhyrje e hapur në politikën e brendshme nga Shtetet e Bashkuara’.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të largojnë Khan nga pushteti pasi ai bëri akuza të ngjashme ditët e kaluara.