Gjermania ka dhënë dritën jeshile për të furnizuar Ukrainën me 58 automjete të blinduara të kohës së Luftës së Ftohtë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për gazetën Die Welt të premten.
Ndërsa mjetet luftarake të këmbësorisë (IVF) janë aktualisht në pronësi të një firme çeke, çdo përpjekje për t’i transferuar ato te palët e treta kërkon ende miratimin nga Berlini për shkak të marrëveshjes së përdoruesit përfundimtar.
‘BMP-1 Sovjetik’, pajisja ushtarake në fjalë, u projektua në vitet 1960 dhe fillimisht i përkiste asaj që ishte dikur Gjermania Lindore, por përfundoi në inventarin e ushtrisë gjermane pas rënies së Murit të Berlinit dhe ribashkimit të vendit. Ato u transferuan në Suedi në fund të viteve 1990, ku u përditësuan në një version ‘PbV-501’.
Automjetet e blinduara u shitën përfundimisht në Republikën Çeke, e cila u përpoq t’i kalonte ato në Ukrainë në vitin 2019, raportoi gazeta. Në atë kohë, megjithatë, kompania që zotëronte IFV-të nuk arriti të siguronte leje nga Berlini për ta bërë këtë.
Dorëzimi i mundshëm i automjeteve në Kiev nuk pritet të materializohet menjëherë, pasi IFV-të ende kërkojnë mirëmbajtje dhe riparim. Procesi ka të ngjarë të zgjasë disa javë, tha gazeta.
Deri më tani, Gjermania nuk ka furnizuar Ukrainën me pajisje të rënda ushtarake duke i dorëzuar vetëm armatura e helmeta si dje sisteme antiajrore e antitank që mbahen në duar.