Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në tregun e këmbimit valutor në Kabul, rreth 15 të plagosur


Një shpërthim ka ndodhur këtë të dielë në qendër të kryeqytetit afgan të Kabulit, duke lënë të plagosur të paktën 15 persona.

Wais Ahmad, një këmbyes parash, tha se shpërthimi ndodhi brenda një tregu të këmbimit valutor, ku operojnë këmbyesit e parave. Sipas Associated Press, tregu u mbyll menjëherë pas shpërthimit dhe siguria talebane rrethoi zonën.

Ky ishte shpërthimi i parë në kryeqytetin afgan pas disa muajsh. Sundimtarët talebanë të Afganistanit kanë rritur sigurinë në pjesën më të madhe të vendit që nga marrja e pushtetit në gusht.

Kërcënimi më i madh me të cilin përballen talebanët vjen nga grupi i Shtetit Islamik i njohur si Shteti Islamik në Provincën Khorasan, ose IS-K. Talibanët kanë goditur degën në bastionin e Shtetit Islamik në Afganistanin lindor.

Në një deklaratë, IS-K tha të shtunën vonë se ata shënjestruan një automjet taleban në Kabul, duke vrarë të gjithë brenda në automjet. Megjithatë, nuk pati asnjë konfirmim nga sundimtarët talebanë apo shenja të një shpërthimi të shtunën. Deklarata e IS pretendoi gjithashtu se kishte ndodhur një shpërthim në provincën perëndimore të Heratit që synonte myslimanët shiitë të vendit. Nuk kishte asnjë konfirmim për ndonjë shpërthim në Herat dhe IS shpesh bën pretendime të ekzagjeruara.