Moti i keq ka sjellë pasoja në rrugën e Arbërit, një pjesë e së cilës është bllokuar.
Mësohet se një masiv dheu dhe gurësh është shembur në Qafë Murrizë duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.
Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.
Në këtë rrugë krijohen vazhdimisht problematika me qarkullimin e automjeteve sa herë zona përfshihet nga moti i keq.