Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi mohimit të së drejtës së votimit të rreth 6 mijë shqiptarëve, pasi atyre iu fshinë emrat nga listat e votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.
Osmani tha se Serbia qëllimshëm iu pamundësoi atyre votimin për shkak të fushatës së spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.
“Sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”-shkruan Osmani.