Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kaliforni, 6 të vrarë dhe 12 të plagosur


Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në të shtëna me armë në qendër të Sakramentos, në Kaliforni.

Siç shkruan BBC, njerëzit vrapuan nëpër rrugë pasi të shtënat shpërthyen në një zonë të mbushur me restorante dhe bare në orët e para të së dielës.

Shefja e policisë Katherine Lester tha se asnjë i dyshuar nuk është ende në paraburgim pas të shtënave.

“Kjo është një situatë vërtet tragjike.“- tha Lester sipas BBC-së.

Hetuesit kishin mbërritur në vendngjarje dhe i kërkuan publikut të bënte me dije çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e përgjegjësve.

Të shtënat ndodhën rreth orës 02:00 pranë një kryqëzimi, në një zonë që të çon në një qendër basketbolli.

Pamela Harris tha se vajza e saj e telefonoi në orën 02:15 për t’i thënë se djali i saj 38-vjeçar, Sergio, ishte qëlluar dhe vrarë jashtë një klubi nate.

“Ajo tha se ai kishte vdekur. Më ra të fikët.”– tha Harris për mediet, ndërsa qëndronte në vendngjarje.

“Nuk mund të largohem nga këtu tani derisa të di se çfarë po ndodh. Nuk po shkoj askund. Më duket si një ëndërr.”