Vendosni fjalën kyçe....

Tronditet bota e tenisit, 15 lojtarë tërhiqen nga ‘Miami Open’


Tifozët e tenisit kanë mbetur të habitur pasi një numër i madh lojtarësh u tërhoqën nga turneu Miami Open këtë javë. Një numër prej 15 lojtarësh nuk ishin në gjendje të përfundonin turneun, duke përfshirë favoritët meshkuj dhe femra.

Bota e tenisit reagoi me tronditje pasi favoritët Paula Badosa dhe Jannik Sinner u desh të tërhiqeshin gjatë çerekfinaleve të Miami Open. Badosa, e cila së shpejti do të jetë numri tre në botë, u ndje keq gjatë ndeshjes së saj kundër Jessica Pegula dhe u largua nga fusha e përlotur.

Badosa, e cila u ngushëllua nga kundërshtarja e saj amerikane, vendosi të ndalojë pas këshillimit me fizioterapistin e saj. Pegula arriti në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Miami për herë të parë në karrierën e saj pas dorëheqjes së Badosës, raportoi Yahoo Sports.

Në turneun e meshkujve, fenomeni italian Jannik Sinner u detyrua të tërhiqej. Ai u dorëzua pas 22 minutash në ndeshjen kundër Francisco Cerundolo, numri 103 në renditjen botërore.

Ishte ndeshja e dytë radhazi që përfundoi para kohe për tifozët e tenisit. Fansat reaguan të tronditur për ditën e çuditshme të tenisit.

Duhet thënë se vaksinimi kundër Covid-19 është një nga kushtet p[ër t’u lejuar për të marrë pjesë në një garë sportive në SHBA dhe një pjesë të madhe të vendeve të boptës megjithatë është ende e paqartë nëse tërheqja e një numri të madh lojtarësh në turneun e Miami Open ka të bëjë me këtë fakt.