Një person i shpallur në kërkim prej 24 vitesh për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë vnë itin 1998 është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.
Familjarët kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi duke e quajtur atë një ‘vrasje të dytë’.
Bëhet fjalë për Gerti Selimajn, i cili akuzohet për vrasjen e vëllezërve Beqir e Elmaz Hasho.
47-vjeçari Selimaj është arrestuar në vendin fqinj dhe është ekstraduar në Shqipëri më 26 mars 2022 por gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, vendim që ka zemëruar familjarët e viktimave.