Pas arrestimit të Florian Muçajt lidhur me hetimet për inceneratorin e Fierit, në vend të tij është emëruar si administratore e Albpetrolit Alketa Hila.
Kjo e fundit është komanduar dje duke zëvendësuar njeriun e Gramoz Ruçit në Fier. Hila do e mbajë këtë post deri në zgjedhjen e një drejtori të ri për kompaninë Albpetrol nga ana e kompanisë dhe Ministria e Energjisë.
Muçaj ishte pjesë e grupit për 9 personash që u arrestuan para pak ditësh lidhur me inceneratorin e Fierit. Mes tyre është edhe ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako e ish-kreu i Komunës Portëz në Fier, Pëllumb Abeshi.