Një person ka humbur jetën pas një zjarri në spitalin e Selanikut
Të paktën një person ka vdekur dhe dy janë plagosur rëndë pas një zjarri në spital në Selanik në Greqinë veriore.
Zjarri shpërtheu pak pas orës 9 të mëngjesit të së mërkurës në repartin Covid në katin e dytë të spitalit ‘Papanikolaou’ të qytetit port, ku rreth 20 pacientë po merrnin mjekim, shkruan Ekathimerini
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh mjetesh zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.