Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediet pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, u pyet nga gazetarët nëse do e votonte Lulzim Bashën si president.
Por ai nisi të qeshë dhe u përgjigj: “A ka mundësi të mos bëni shaka?! Lëreni se ai e përgënjeshtroi këtë gjë. Mos të merremi me gjëra të tilla.”
Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama.
“Nëse do të propozojë për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD-së.”- tha Berisha.