Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga detyra prefekti i Durrësit, në vend të Nastos emërohet Emiljan Jani


Qeveria ka liruar nga detyra Prefektin e Qarkut të Durrësit Roland Nasto.

Në vendin e Nastos është emëruar Emiljan Jani.

Vendimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2.Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.