Vendosni fjalën kyçe....

“S’do jetë terminal autobusësh për foltorexhinjtë”- Rama publikon pamjet 3D nga projekti i Sheshit të Flamurit në Vlorë


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm një video nga projekti HD i “Sheshit të Flamurit” në Vlorë për të cilin qytetarët vlonjatë dolën dje në protestë.

Në mesazhin e tij Rama shkruan se do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane, ku do të dalin në pah sipas tij objektet e historisë në atë shesh.

“MIRËMËNGJES
dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo🤣) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të “tempullit” hijezues, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme aktivistë e qytetarë të Vlorës dolën dje të protestojnë kundër këtij projekti, pasi besonin se tjetërsonte historinë.

“Është spostuar monumenti, i mungon ajo pista e bukur ku mbaheshin festat e fjalimet çdo vit. Këtu nuk do festohet më sepse nuk ka më Shesh Flamuri. Kjo është zhdukja e historisë së një kombi.”– shprehej dje një protestues.