Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me ministrat dhe deputetët e PS-së një ditë para Kongresit


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim informal disa prej ministrave të kabinetit të tij dhe deputetë të PS-së tek “Vila 30”. Ky takim mbahet një ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, që zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve.

Pak ditë më parë, Rama dha detaje për Kongresin që mbahet nesër duke u shprehur se do të jetë krejt i ndryshëm nga herët e tjera.

“Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk e pamë të udhës që të angazhonim dy herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë.

Ky format është edhe shumë i favorshëm që secili të japë kontribut nëse kanë diçka për të dhënë për kongresin dhe njëri prej sesioneve do të jetë i dedikuar për anëtarësinë e kongresit. Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë një kongres, në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit. Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së kongreseve qoftë në pjesën përpara saj qoftë në bulevard qoftë te sheshi ‘Nënë Tereza’ apo sheshi Italia.”– shprehej Rama.