Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pyetet për deklaratën e Escobar: Kam respektin më të madh për Kim kur vepron si përfaqësuese e Bidenit, por nuk pajtohem kurrë me veprimet si guvernatore


Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në lidhje me komentin e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar i cili shprehej se ndihej i tronditur ndaj sulmeve që i bëhen ambasadores Yuri Kim.

Berisha u përgjigj se ai kishte respekt maksimal për ambasadoren Kim kur ajo vepronte në përputhje me detyrën e saj, por kur ajo sillej si guvernatore nuk mund të pajtohej.

“Tani pyetja del tërësisht jashtë kontekstit të bisedës, por unë ju garantoj ju se e kam shumë të qartë dhe kam respektin më të madh kur ajo vepron në përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden, sikundër nuk mund të pajtohem kurrë me veprimet e saj kur ajo vepron si guvernatore dhe sa herë, cilido të veprojë si guvernator dhe në kundërshtim me Konventës e Vienës unë do ta kundërshtoj e do ta denoncoj.”- tha Berisha.

I pyetur nga Top Channel” lidhur me akuzat e Berishës ndaj ambasadores Kim, Escobar është përgjigjur përmes postës elektronike duke u shprehur se ndihet i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores. Ai ka theksuar se Kim është përfaqësuesja personale e presidentit amerikan Joe Biden.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata që janq të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë.”– shprehej Escobar.