Vendosni fjalën kyçe....

Berisha flet për arrestimin e Bllakos: Kush e urdhëroi Gledis Nanon të mashtronte


Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për mediet ka sulmuar Policinë e Shtetit lidhur me arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

Berisha u shpreh se zhdukja e Bllakos për rreth 13-orë dëshmon lidhjen e policisë me “bandën” e inceneratorëve. Ai po ashtu ngre pyetje se kush e urdhëroi drejtorin e Policisë, Gledis Nanon të mashtronte lidhur me zhdukjen e Bllakos.

 “Çështja e dytë që unë doja të diskutoja me ju është raporti i organizatës së inceneratorëve me policinë e shtetit, Një anëtar i kësaj organizate është sot i arrestuar, por procesi i tij dëshmoi përpjekjen e qeverisë për mbrojtjen e tij. Qytetarët nuk panë asnjë sekuencë të vetme mbledhjen e Komisionit të mandateve apo parlamentit për të vendosur për imunitetin e tij.

Dakord ai hoqi dorë me shkrim nga mandati, por imuniteti me ligj i takon parlamentit. Komisioni e ftonte, por dhe e përgëzonte për vendimin që kishte marrë. Nuk ishte komisioni që e mbyllte problemin, por parlamenti që votonte për heqjen e imunitetit. Organizata kriminale nuk lejoi të ndodh asnjëra prej tyre.

Bllakua na zhduket. Njeriu që tha nuk kam imunitet na zhduket për 13-orë. Zërat thonë se u arratis nga Qafë Bota në Greqi, nuk e di nuk kam asnjë fakt. Thonë që u kthye me helikopter. Por problemi është se policia mori anën e Alqi Bllakos. Ajo mori përsipër në modelin e mëparshëm të gënjejë opinionin dhe organet e ligjzbatimit dhe të shprehet se Alqi Bllako ishte në Drejtorinë e Policisë. Por ‘mbrëmë’ dhe ‘mëngjesi’ janë të ndyshme. Kush e urdhëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Nano të mashtrojë qytetarët shqiptar? Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë apo e urdhëroi Çuçi?’.

Po këto zëra thonë që njeriu i fundit që ka takuar Bllako në Tiranë është vetë Rama në një nga vilat qeveritare.”- tha Berisha.