Të paktën 50 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me raketa në Ukrainën lindore, ndërsa civilët po përpoqieshin të evakuoheshin në pjesë më të sigurta të vendit.
Raketa goditi një stacion treni në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, thanë zyrtarët ukrainas.
Të paktën 50 njerëz kanë vdekur tani si rezultat i sulmit me raketa, tha guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko.
“Rreth 12 persona u vranë në skenën e sulmit, ndërsa 38 të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e tyre në spital” – tha Kyrylenko.
Pesë fëmijë ishin në mesin e të vrarëve, tha ai.
Stacioni në Kramatorsk ishte përdorur nga civilët që iknin nga luftimet në Ukrainën lindore.