Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Në fund të këtij mandati duam të arrijmë 1 miliardë dollarë eksporte


Gjatë fjalimit të tij nga paneli për bujqësinë e sigurinë ushqimore, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se qeveria ka si synim të arrijë 1 miliardë dollarë eksporte në fund të këtijmandati.

 “Jemi të gatshëm sot të dëgjomë çdo lloj kritike e shqetësimi të gatshëm që sheshi Nënë Tereza të jetë sheshi i debatit më të madh që mund të zhvillohet sot në Shqipëri edhe për elementin e sigurisë ushqimore.

Do ju lutesha sot të mos keni asnjë lloj frenimi për çfarë po flisni.

Të gjithë ato debate që zhvilloni në cdo cep të Shqipërisë lutem t’i zhvillojmë sot këtu hapur me njëri tjetrin.

Një pjesë do sjellin shqetësime por do them dy fjalë: të gjithë duhet të bëjmë llogari ku e nisëm në 2013 marrëdhenien e shtetit me bujqësinë e ku jemi sot.

S’jemi atje ku kemi dashur të arrinim por s’ka krahasim me atë që e nisëm në 2013
ne në fund të këtij mandati të tretë duam të arrijmë me 1 miliardë dollarë eksporte.
Jam shumë i sigurtë që do ia arrijmë.“- tha Balla para nisjes së punimeve të Kongresit të partisë.