Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i përgjigjet Metës: Fiksimaxhi që rrihet me policët


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur deklaratave kundrejt tij nga Presidenti i Republikës gjatë konferencës për shtyp.

Ndërsa Meta quajti Veliajn “Zogu i Tiranës” dhe që “gënjen edhe kur fle”, kryebashkiaku e cilësoi Presidentin “fiksimaxhi që rrihet me policët”.

Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregoi kontrastin mes nesh dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët. Shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së. Kaq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.