Një 49-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëjetueses.
Në pranga ka rënë një person me iniciale P.Ll., banues në fshatin Tërbuq, i cili është kallëzuar nga bashkëjetuesja e tij me iniciale M.B.
Njoftimi
“Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, vihet në pranga 49-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit P. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.”